Mbrëmjen e vonë të 18 janarit është ndarë nga jeta kompozitori Kozma Lara.
Artisti shumë dimensional është shuar në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas dhjetëra vepra të muzikës skenike.
Krijimtaria muzikore e Larës është prej vitesh pjesë e Enciklopedisë së muzikës botërore, e është luajtur jo vetëm nga instrumentistë shqiptarë, por edhe të huaj.

Kozma Lara u lind në Durrës e studioi për piano në liceun 'Jordan Misja'. Disa vite më vonë, pianisti i ri, i cili ushqente ëndrra të mëdha për të ardhmen, pati mundësinë të studiojë për kompozicion në Rusi.
Nga vitet ’60-të, kur u kthye në Shqipëri, Kozma Lara u duartrokit në çdo vepër që krijoi për publikun shqiptar. (A2 Televizion)