Ndahet nga jeta presidenti i "Samsung"

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 12:59 | Teknologji
Ndahet nga jeta presidenti i "Samsung"

Lee Kun-hee, presidenti i gjigantit elektronik Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga kompania, e cila sqaroi se Kun-hee kishte qenë në koma që kur pësoi një atak në zemër në 2014.

"Kryetari Lee ishte një vizionar i vërtetë që shndërroi Samsungun nga një biznes lokal në inovatorin kryesor të teknologjisë në botë," tha Samsung në një deklaratë.

"Të gjithë ne në Samsung do ta çmojmë shumë kujtimin e tij dhe jemi mirënjohës për udhëtimin që ndamë me të."

I biri i tij, Jay Y. Lee, ka udhëhequr kompaninë që kur u bë zëvendëskryetar në vitin 2012 dhe pritet të trashëgojë titullin e babait të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos