
Shkrimtari, hulumtuesi dhe studiuesi i njohur shqiptar, Nasho Jorgaqi është ndarë sot nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.
Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00. (A2 Televizion)