Ndahet nga jeta William Shakespeare, një nga personat e parë në botë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.
81-vjeçari William Shakespeare, i njohur nga miqtë si Bill mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, por vdiq nga një sëmundje këtë javë.
Pensionisti me emrin e veçantë bëri histori kur mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry në Britani, duke shënuar një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit dhe fillimin e programit më të madh të vaksinimit në histori.
Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që i dha dritën jeshile vaksinës së Pfizer dhe Biontech. (A2 Televizion)