Ndahet nga jeta ylli i "Harry Poter"

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 12:58 | Showbiz

Aktori i famshëm Paul Ritter ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Sikurse njoftohet nga familja, Ritter vuante nga tumori në tru dhe u nda jeta në shtepinë e tij pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Ritter numëron një sërë rolesh por më të njohurat janë ato te “Harry Potter”, “Half-Blood Prince”, “Quantum of Solace”, dhe mini seriali “Chernobyl”.

Roli i tij i fundit ishte në prodhimin “Operation Mincemeat”, film i cili nuk është publikuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos