Juventusi fitoi në fundjavë 2-0 ndaj Spal, por Etrit Berisha ndali një goleadë të bardhezinjve.
Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit zhvilloi një 90 minutësh të jashtëzakonshëm në Torino, duke ndalur disa herë portugezin Ronaldo në pjesën e parë.

Gardiani kuqezi u vlerësua me notën 8.5 për këtë paraqitje, ndërsa është përfshirë edhe në formacionin e javës të Serie A.
Jo vetëm në këtë takim, por në të gjitha ndeshjet e deritanishme në kampionat, Berisha ka treguar një formë të jashtëzakonshme edhe pse skuadra e tij nuk ka arritur të marrë rezultate pozitive. (A2 Televizion)