
Atalanta-Shakhtar Donetsk do të jetë një nga arsyet e rikthimit të Andriy Shevchenko në Itali.
Trajneri i Ukrainës do të jetë i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur skuadrën e vendit të tij, por jo vetëm kaq. Mediat italiane raportojnë se ish-futbollisti i Milanit do të ketë një takim pikërisht me drejtuesit kuqezinj, Boban dhe Maldini, ku nuk përjashtohet ideja e marrjes së drejtimit të Milanit nga ana e ukrainasit.
Marco Giampaolo është drejt shkarkimit, megjithatë ulja në stol e Andriy Shevchenko duket e vështirë, nisur nga fakti që 43-vjeçari po shkëlqen nën drejtimin e Ukrainës drejt “Euro 2020”, atje ku udhëheq grupin B. (A2 Televizion)