Ndalohet 46-vjeçari nga Tirana në Pogradec, tentoi të përdhunojë një grua

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 12:49 | Kronikë
Ndalohet 46-vjeçari nga Tirana në Pogradec, tentoi të

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec ndaluan një 46 vjeçar nga Tirana për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

46 vjeçari G.O. më datë 9 gusht ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

Ndalimi i G.O. u bë pas denoncimit që kjo shtetase bëri në polici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos