
Policia e Tiranës ka ndaluar ish deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shpallur në kërkim pas akteve të dhunës në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe KZAZ nr.3.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u ndalua nga forcat e policisë ndërsa po shkonte në një studio televizive ku ishte ftuar për të debatuar.
Mbrëmjen e djeshme, mbështetës së opozitës në Shkodër, tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës për të larguar prej aty materialet zgjedhore. Ndërsa po largoheshin i është vënë flaka një klase në katin e parë të shkollës nga i cili u shkaktuan disa dëme të vogla.
Në qytetin e Shkodrës janë ndaluar 10 persona, të akuzuar për shkatërrimet dhe zjarrvënien e materialeve zgjedhore në shkollën “Shejnaze Juka”, mbrëmjen e së martës. Disa nga të arrestuarit janë punonjës të Policisë Bashkiake. (A2 Televizion)