
Arma, me të cilën Vincent van Gogh dyshohet se ka vrarë veten, është shitur për 182 mijë dollarë, pothuajse tre herë më shumë nga se pritej. Pistoleta e ndryshkur është blerë nga një koleksionist privat përmes telefonit.
Objekti është gjetur nga një fermer në vitin 1965 në afërsi të një fshatit, ku artisti kaloi ditët e tij të fundit. Arma është e njëjtës periudhë dhe ka të njëjtin kalibër plumbi, me të cilin Van Gogh qëlloi veten. Megjithatë dyshime të ndryshme janë ngritur lidhur me vërtetësinë e saj.
Me 27 korrik të 1890, artisti holandez qëlloi veten në kraharor, në një fshat, në afërsi të Parisit. Pistoleta në madhësinë e xhepit kishte fuqi të limituar dhe mendohet se janë dashur ditë përpara se Van Gogh të vdiste nga plaga e marrë.
Ndërkohë, instituti Van Gogh, që mbikëqyr banesën ku ai kaloi ditët e fundit kritikoi ankandin duke thënë se është komercializuar një tragjedi, e cila meriton më shumë respekt. (A2 Televizion)