
Në një takim me disa studentë në zonën e Bllokut, në Tiranë, Lulzim Basha foli përsëri për takimin me eurokomisioneren për Edukimin, Maria Gabriel dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, që e quajti “ndërhyrje në fushatën zgjedhore”.
“U zemërua pak kryeministri, duke thënë që është ndërhyrje në punët e brendshme. Në fakt, është ndërhyrje në punët e brendshme, por jo në favorin tim, as në favorin e PD-së, por të rinisë shqiptare. Rama aty ka qenë për 8 vite me radhë dhe nuk ka qenë i aftë të përfitojë nga miliarda euro fonde që BE-ja jep për trajnimin e rinisë në Ballkanin Perëndimor”.
Kryeopozitari u pyet nga të rinjtë edhe mbi arsyet që e shtynë të shkruante një libër: “Ishte një mangësi që e ndjeja që shumë gjëra nuk i kam thënë dot”.
Takimet në zonën e Bllokut e çuan deri para selisë së LSI-së, ku mori përgëzime edhe si një njeri i letrave, tashmë. (A2 Televizion)