Vaksinat kineze, Rama fluturon drejt Turqisë

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 15:14 | Politikë
Vaksinat kineze, Rama fluturon drejt Turqisë

Burime për A2 bëjnë të ditur se kryeministri Rama është nisur për në Turqi, për të arritur marrëveshjen për vaksinat kineze me një distributor turk.

Një ditë më parë, u bë me dije se blerja e vaksinave kineze nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Mësohet se kreu i qeverisë do të kthehet në Tiranë, rreth mesditës së të enjtes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos