
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, mbështet dhe vlerëson përfaqësimin e presidentit Joe Biden në samitin me homologun rus, Vladimir Putin.
Ajo thotë se Biden u tregua i drejtëpërdrejtë sa i përket ndërhyrjes në zgjedhje.
“Ai ishte i drejtëpërdrejtë. Presidenti tha se do të ketë pasoja nëse Putin dëmton interesin tonë, përfshirë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje dhe sulmet kibernetike, duke bërë të qartë se sulme të tilla në infrastrukturën tonë, do të hasen me reagime”, u shpreh Pelos. (A2 Televizion)