Luiza Gega fiton edhe garën e 3000 metrave me pengesa

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 12:02 | Sporte të tjera
Luiza Gega fiton edhe garën e 3000 metrave me pengesa

E jashtëzakonshme. Spektakolare. Një kampione e vërtetë. Epitetet për Luiza Gegën nuk janë të mjaftueshme. Kampionia shqiptare e atletikës triumfoi edhe në garën e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian Ekipor 2023, që po zhvillohet në Poloni.

Luiza kaloi e para në finish, me kohën 9:17.31, duke vendosur edhe një rekord të aktivitetit.

Gjithashtu, Gega barazoi rekordin e bullgares Ivet Lalova-Collio, si atletja më e suksesshme e Evropianit Ekipor, me 11 gara të fituara dhe 2 vende të dyta.

Pas suksesit në distancën e 5 000 metrave, me triumfin në 3 000 metra me pengesa, Luiza Gega i dhuroi ekipit shqiptar edhe 15 pikë të tjera në renditje. (A2 Televizion)

https://fb.watch/ljRsvFH-OV/

A2 CNN Livestream

Latest Videos