
Si sot 100 vjet më parë u mbajt Kongresi i Lushnjes. Në lidhje me këtë datë parlamentarë dhe ish-parlamentarë jane thirrur sot në shtëpinë ku u mbajt Kongresi që vuri themelet e shtetit shqiptar.
Në gjithë vendin janë planifikuar një serë aktivitetesh të tjera sikurse është mbajtja e një konference shkencore dhe një ekzpozite në Pallatin e Kongreseve, kushtuar 100 vjetorit te kongresit dhe rrugëtimit të Parlamentit shqiptar.
Në Lushnje, në ceremoninë zyrtare ndodhej edhe kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi, i cili u shprehu nderimi ne tij për një ngjarje nga e cila që sipas tij “mori jetë parlamentarizmi shqiptar”.
Ruci shtoi se “ shteti i shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë kishte qenë një planet i largët për shqiptarët, por edhe pas shpalljes shteti ynë rrezikonte të zhdukej. Ky rrezik u shmang nga trimëria dhe zgjuarsia e atyre atdhetarëve që mblodhën Kongresin në këtë shtëpi, ashtu si dhe nga ndërhyrja e presidentit amerikan Wilson, që ndali dorën e fuqive të mëdha europiane. Nga ky Kongres nisi diplomacia shqiptare në mbrojtje të integritetit të vendit, nisi ndërtimi i administratës shqiptare, i shkollave dhe forcave të rendit”.
Kreu i Parlamentit përmendi disa nga personalitetet e asaj kohe që morën pjesë në Kongresin që “u bë gjenerues i energjive të gjithë Kombit. Parlamentarët e shquar të asaj kohe si Eshref Frasheri, Luigj Gurakuqi, Ali Këlcyra, Gjergj Fishta, Mehdi Frasheri ishin personalitete me përvojë politike dhe kontribut ndërkombëtar”.
Sipas Rucit, “vizioni dhe kontributi i tyre e bëri Shqipërinë me Parlament, dhe për këtë do t’ i jemi mirënjohës përgjithmonë”. (A2 Televizion)