Reforma Zgjedhore, Komisioni, kërkesë ODIHR: Na dërgoni ekspert

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 18:38 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Komisioni, kërkesë ODIHR: Na dërgoni ekspert

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, i janë drejtuar me letër zyrtare ODIHR-it, ku kërkojnë dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertët vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të reformës zgjedhore.

“Ndërkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtë parlamentare që së bashku me ekspertët e Komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën në zbatim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë”, thuhet në njoftim e zyrës së Komisionit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/14/firmoset-marreveshja-reforma-zgjedhore-perfundon-brenda-15-marsit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos