Fredie Blom, ai që konsiderohet jozyrtarisht si burri më i moshuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 116-vjeçare.
Afrikano-jugori mendohet se ka lindur në 8 maj 1904 në Adelaide të Afrikës së Jugut. E gjithë familja e tij u shua nga gripi spanjoll, kur Fredie ishte ende adoleshent.
Në një intervistë për AFP në fillim të këtij viti, Blom thonte se ishte Zoti ai që e lejoi të jetonte kaq gjatë.
Fëmijët e tij u thanë mediave lokale se deri përpara dy javësh, 116-vjeçari vazhdonte të priste dru. Ata shtuan se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, që nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. (A2 Televizion)