Një fshat në jug të Italisë që ofroi qëndrim falas për një numër të caktuar turistësh në mënyrë që t’i jepte një nxitje turizmit të goditur nga koronavirusi, ka marrë kërkesa të shumta nga e gjithë bota për të përfituar nga oferta.
Në fund të qershorit, fshati San Giovanni in Galdo, rreth 150 km larg Napolit, vendosi që të ofrojë qëndrim falas për 12 persona çdo javë, por nuk priste që të merrte 8000 aplikime, madje edhe nga vende si Kazakistani.
“Nuk e prisnim një reagim të tillë. Kemi pasur 70 kërkesa vetëm nga Kazakistani”, tha Stefano Trotta, udhëheqësi i fushatës për rigjallërimin e turizmit.
Personat që aplikojnë për këtë ofertë pyetën mbi arsyen se përse duan ta vizitojnë fshatin dhe ata që japin përgjigjen më të mirë, fitojnë dhomën falas. (A2 Televizion)