Mjeku kinez që denoncoi në vitin 2003 fshehtësinë e Kinës përballë virusit të atëhershëm, SARS (Sindroma e Rëndë Akute Respiratore), Jiang YangYong, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Këtë e kanë konfirmuar mediat vendase, të cilat kanë sqaruar se në nderim të tij është mbajtur një ceremoni në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak, ku edhe ka ndërruar jetë.



Kur filluan infeksionet me SARS në vitin 2003, autoritetet kineze u thanë qytetarëve se kishte vetëm pak raste. Ky mesazh alarmoi doktorin YangYong, i cili u përgjigj duke i dërguar një letër stacioneve radiofonike shtetërore kineze, duke detajuar se më shumë se 100 raste ishin regjistruar tashmë vetëm në spitalet ushtarake.
Në letrën e tij, specialisti u shpjegonte atyre të gjitha gënjeshtrat që qeveria kineze ishte përpjekur të përhapte. Dhe, ndonëse stacionet në vendin e tij nuk e publikuan, të njëjtën gjë bënë edhe mediat ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, ai kërkoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të ndërhynte.
Pasojat e kësaj lëvizjeje prekën si popullin kinez, ashtu edhe klasën politike. Nga njëra anë, ata vendosën menjëherë një sërë masash mjaft kufizuese që ndihmuan në frenimin e virusit. Dhe, nga ana tjetër, ministri kinez i Shëndetësisë dhe kryebashkiaku i Pekinit në atë kohë u larguan nga posti i tyre.
Por, kjo nuk ishte e vetmja lëvizje që doktori i ndjerë bëri për t'i dhënë fund sistemit represiv në Kinë. Në vitin 2004, ai denoncoi një nismë tjetër të qeverisë. Këtë herë, ai i bëri thirrje Partisë Komuniste Kineze (PKK) të pranonte se kishte shtypur protestat në sheshin Tiananmen, të cilat vranë shumë civilë. Përveç kësaj, ai shfrytëzoi rastin për të rrëfyer përvojën e tij si punonjës shëndetësor në Pekin. Dhe më vonë, ai dhe gruaja e tij u arrestuan.
Pavarësisht nga pasojat që mjeku pati, ai edhe është dekoruar nga qeveria. Ndërhyrja e tij kundër SARS-it e bëri atë të njohur gjerësisht si një hero. (A2 Televizion)