Raporti i OKB: Rusia ka kryer krime lufte, vrasje pa dallim dhe trajtime çnjerëzore në Ukrainë

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 11:25 | Bota
Raporti i OKB: Rusia ka kryer krime lufte, vrasje pa dallim dhe trajtime

Rusia ka kryer një sërë krimesh lufte në Ukrainë, të tilla si vrasje të  qëllimshme, tortura dhe deportim të fëmijëve. Akuza këtë herë vjen nga hetues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Raporti i parë gjithëpërfshirës për situatën në Ukrainë që prej shpërthimit të konfliktit, u bazua në më shumë se 500 intervistave po ashtu imazhe satelitore e vizita në qendrat e ndalimit e varreza. Komisioni i pavarur ndërkombëtar i hetimeve për Ukrainën tha se forcat ruse kanë ndërmarrë sulme pa dallim e jo proporcionale në Ukrainë, me efekte shkatërrimtare në nivel të ndryshme.

“Komisioni ka arritur në përfundimin se autoritetet ruse kanë kryer shkelje të shumta të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, përveç një game të gjerë krimesh lufte, duke përfshirë vrasjet me dashje, torturë. Trajtim çnjerëzor, izolim, përdhunim si dhe deportim të paligjshëm”, tha Erik Mose, kreu i komisionit të pavarur ndërkombëtar.

Hetuesit e OKB, theksojnë se numri i personave të zhvendosur apo atyre që kërkojnë azil jashtë vendit është më i larti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.  Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se mbi 5,4 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, dhe mbi 8,1 milionë ukrainas janë larguar si refugjatë drejt vendeve fqinje evropiane.

Shkatërrimi i infrastrukturës thelbësore – shkollat, klinikat shëndetësore, godinat e banimit dhe objekte të tjera , sipas raportit, ka pasur ndikim të pamasë te jetët e njerëzve. Ndër gjetjet e tij, komisioni ka mbledhur prova të përdorimit të armëve shpërthyese nga forcat e armatosura ruse në zona të populluara “me një mospërfillje të hapur për dëmet dhe vuajtjet ndaj civilëve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/luftes-ne-ukraine-i-jap-fund-brenda-24-oresh/
https://a2news.com/2023/03/12/mos-na-i-co-burrat-ne-thertore-nenat-ruse-i-dergojne-nje-mesazh-putinit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos