Persona të armatosur futen në një banesë në Elbasan dhe grabisin celularë dhe para

Nga A2 CNN
12 Tetor 2026, 14:41 | Kronikë

Persona të armatosur futen në një banesë në Elbasan dhe

Disa persona të armatosur janë futur në një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan dhe kanë grabitur të zotët e shtëpisë, raporton A2 CNN.

Policia thotë se shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, tha policia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos