Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçari legjenda e futbollit meksikan, Antonio Carbajal, lojtari i parë që ka marrë pjesë në 5 kupa bote.
I njohur me pseudonimin “La Tota”, portieri i njohur luajti në Kupën e Botës Brazil 1950, Zvicër 1954, Kili 1962 dhe Angli 1966.

Carbajal e mbajti këtë rekord për 32 vite, derisa u barazua nga gjermani, Lothar Matthaus në vitin 1998. Ai fitoi 48 ndeshje me kombëtaren meksikane, 11 prej të cilave në Kupat e Botës, teksa luajti 409 ndeshje me klube.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij 18-vjeçare, “La Tota” e kaloi në ekipin vendas Club Leon me të cilin luajti në 364 ndeshje. (A2 Televizion)