
Një efektiv policie, shtetasi me inicialet R.T., 55 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e sotme gjatë shërbimit.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim te një objekt i rëndësisë së veçantë, punonjësi i policisë është ndjerë keq dhe më pas ka ndërruar jete.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak. (A2 Televizion)