
Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e një operacioni ndërkombëtar antidrogë me policinë italiane. Operacioni “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çoi në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Operacioni, i nisur në vitin 2018 nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romanja të Italisë.
Në vendin tonë u arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasit shqiptarë E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç. (A2 Televizion)