Ndërron jetë ish-portieri i PSG

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 16:24 | Futboll

Christophe Revault, ish-portier i PSG dhe Toulouse, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

Trupi i tij i pajetë është gjetur në banesë në datën 6 maj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Revault, i cili ka luajtur edhe për Rennes dhe Le Havre, u tërhoq nga futbolli në vitin 2010 dhe u bë drejtor sportiv i Le Havre, ndërkohë që punonte për këtë klub edhe si zbulues talentesh dhe menaxher.

Revault luajti 354 ndeshje në kampionatin francez, duke fituar Kupën e Francës në vitin 1998. Gjithashtu, ka fituar dy herë titullin kampion në kategorinë e dytë të Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos