Ndërron jetë në spital, autori i vrasjes së oficerit Saimir Hoxha

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 08:19 | Kronikë
Ndërron jetë në spital, autori i vrasjes së oficerit Saimir

21-vjeçari Aldi Rama, personi që qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha ditën e djeshme, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi tentoi të vetëvritej. Prej ditës së djeshme, ai gjendej i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje kome, si pasojë e lëndimeve në kokë.

Policia tha se Rama ndërroi jetë në rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Ekspertët mjekoligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore. Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, tha Policia.

Për ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

https://a2news.com/2021/09/28/vrasja-e-policit-ne-lezhe-identifikohet-autori-i-dyshuar-nje-21-vjecar-me-precedente-penale/

Për nënkomisarin ka nisur puna për shpalljen Dëshmor i Atdheut.

“Ngjarje te tilla nuk mund të na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë”,  tha dje ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

https://a2news.com/2021/09/28/vrasja-e-oficerit-te-policise-pd-tragjedi-e-paralajmeruar-te-ndershmit-jane-braktisur-nga-shteti/

Pasi vrau oficerin e Policisë, Aldi Rama nuk iu dorëzua Policisë, por u vetëplagos dhe u transportua në spital në gjendje kritike, ku sot ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/28/vrasja-e-nenkomisar-saimir-hoxhes-ne-lezhe-ministri-cuci-ne-konference-per-shtyp/

A2 CNN Livestream

Latest Videos