Ndërron jetë një tjetër mjek nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 13:31 | Kronikë
Ndërron jetë një tjetër mjek nga koronavirusi

Pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri.

Mësohet se mjeku, Astrit Haziri, nga Kukësi, rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim. Fatkeqësisht, 54-vjeçari nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë.

Ai ka punuar si mjek i përgjithshëm në spitalin rajonal të Kukësit dhe si mjek familje, në spitalin bashkiak të Hasit.

Po ashtu, Haziri ka qenë edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës në përiudhën 2003-2007.

Kujtojmë se, Haziri është mjeku i dytë që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët, në muajin gusht ndërroi jetë pas infektimit, mjeku Tropojan, Anibal Byberi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos