
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, mbrëmjen e së hënës, në qytetin e Vlorës duke shkaktuar panik te kalimtarët.
Sipas policisë së shtetit, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje në drejtim të 27-vjeçarit, Marjo Fetaj. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Autorët e kanë pritur të riun të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë i janë afruar dhe qëlluan drejt mjetit të tij 2 herë.
Policia lokale thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë. Ka qenë vetë 27-vjeçari, Marjo Fetaj, që ka njoftuar policinë. Po hetohet pista e ndonjë borxhi të mundshëm. (A2 Televizion)