
Policia bën të ditur se një turiste polake ka ndërruar jetë, këtë të premte, në një hotel në Kavajë.
Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48 vjeçe. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Ndërkohë, sipas policisë, nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)