
Ndahet nga jeta një ndër autorët më të njohur të reportazheve dhe dokumentarëve në shqip. Fatos Baxhaku, një nga penat më kritike të këtyre dy dekadave, vuante nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën në moshën 55 vjeçare, këtë të premte.
Fitues i disa çmimeve për dokumentarët televizivë, Baxhaku renditet si një drejtues e kryeredaktor në mediat kryesore në vend.
Projekti i tij i fundit ishte botimi ‘’Përtej Gardhit’’, promovuar në mars të këtij viti, por emri i tij lidhet ngushtë me serinë e dokumentarëve të shfaqur në televizionet kombëtare shqiptare, e kudo përtej kufijve. (A2 Televizion)