Ndërron jetë reperi 21-vjeçar

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 19:41 | Showbiz

Reperi i njohur si Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare mëngjesin e së dielës në Çikago.

“TMZ” shkruan se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins pësoi një “krizë” sapo zbriti në aeroportin e Çikagos.

Mjekët u lajmëruan menjëherë dhe e gjetën 21-vjeçarin me gjakderdhje nga goja. Ai u dërgua me urgjencë në spital, nga ku u konfirmua i vdekur. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

https://www.youtube.com/watch?v=h3EJICKwITw

Ai u bë i famshëm në vitin 2018 pas hiteve “All Girls Are the Same” dhe "Lucid Dreams". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos