Salt Bae sfidon McGregorin dhe Khabibin: Jam gati

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 17:02 | Showbiz

Shefi i famshëm, i cili ka më shumë se 24 milionë ndjekës në Instagram, i është nënshtruar një stërvitjeje intensive për të qenë gati për t’u përballur me dy nga luftëtarët më të mirë të arteve marciale mikse.

Shefi turk Nusret Gökçe, i njohur si Salt Bae, ka fituar famë të madhe mes sportistëve, këngëtarëve dhe aktorëve në të gjithë botën për mënyrën se si pret mishin dhe veçanërisht për mënyrën se si e marinon atë, me një gjest karakteristik që shumë e imitojnë nëpër rrjetet sociale.

Në Instagramin e tij ka foto me futbollistë si Messi, Falcao, Ronaldo, Sergio Ramos apo Paul Pogba. Ky sukses i tij në rrjetet sociale ka bërë që ai të nisë të kujdeset për trupin e tij dhe kohët e fundit ka zhvilluar stërvitje intensive për të vënë muskuj dhe për të marrë pjesë në artet marciale mikse.

https://a2news.com/2019/11/18/si-shume-te-tjere-piqte-mish-ne-skare-por-tani-ai-djalosh-vlen-1-miliard-dollare/

Ai pretendon që së shpejti të ngjitet në oktagon dhe të sfidojë Conor McGregor ose Khabib Nurmagomedov.

“McGregor, Khabib dhe kushdo tjetër. Kam shumë respekt për ju, por nëse më ftojnë një ditë, unë jam gati të luftoj”, tha Salt Bae për “Russia Today”.

Por, për të luftuar në UFC duhet më shumë sesa një formë perfekte fizike… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos