Australian Open/ Grand Slam i parë i vitit do të zhvillohet me tifozë

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 15:01 | Sporte të tjera
Australian Open/ Grand Slam i parë i vitit do të zhvillohet me

Australian Open do të zhvillohet në prezencën e 25 deri në 30 mijë tifozëve. Ky është njoftimi më i fundit të organizatorëve Grand Slam-it të parë të vitit, që këtë herë u detyrua të shtyhej me rreth një muaj për shkak të pandemisë.

Të gjithë tenistët pjesëmarrës i janë nënshtruar një karantine 14-ditore që prej ditës së mbërritjes në kontinentin e largët.

Izolimi është tashmë në ditët e fundit dhe yjet e këtij sporti do të mund të përgatiten për aktivitetin edhe nga fusha.

400 mijë spektatorë pritet të ndjekin Australian Open përgjatë dy javëve të turneut, gati gjysma e të pranishmëve që shfaqen zakonisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos