Ndërron jetën aktorja Patricia Millardet, gjyqtarja e “Oktapodit”

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 23:05 | Showbiz
Ndërron jetën aktorja Patricia Millardet, gjyqtarja e

Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare aktorja e njohur franceze, Patricia Millardet, e njohur për publikun italian, por edhe atë shqiptar për rolin e gjyqtares Silvia Conti tek “Oktapodi”.

Millardet ndërroi jetë pasditen e së dielës në spitalin e San Camillos në Romë për shkak të një krize kardiake.  E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, Patricia kishte mbushi 63 vjeç në datë 24 mars.

Që prej viteve 1980 ajo u shpërngul në Itali ku u bë e njohur për rolin e saj kurajoz dhe të pakorruptueshëm të magjistrates Silvia Conti në telefilmin “Oktapodi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos