Teori të ndryshme kanë nënvizuar si filma ose seriale në të shkuarën kanë pasqyruar histori të ngjashme ose pothuajse identike të pandemisë të koronavirusit.
Por tani një film do të flasë zyrtarisht për pandeminë që shkakton COVID-19, që deri më tani ka infektuar më shumë se 530 mijë persona duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 mijë personave.
Regjisori kanadez me origjinë iraniane Mostafa Keshvari, autor i disa filmave me metrazh të gjatë dhe shkurtër të vlerësuar edhe në Festivalin e Kanës, ka deklaruar se xhirimet e një filmi ku sfondi është pikërisht pandemia e sotme, kanë filluar në 14 shkurt, disa ditë para se pjesa më e madhe e botës të futej në karantinë. Filmi do të quhet, natyrisht, “Corona”.

Sipas regjisorit gjithsesi, “filmi flet më shumë për ksenofobinë sesa për përhapjen e virusit. Filmi do të ndihmojë publikun për të parë njëri-tjetrin në mënyrë të ndryshme, dhe shpresoj të na bashkojë të gjithëve”.
Filmi pritet që të shpërndahet në streaming në fundin e muajit të prillit. (A2 Televizion)