






Tërmetet fatale të 6 shkurtit me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan dhe dëmtuan me mijëra ndërtesa, ndërsa shumë të tjera morën goditjen finale ditën e djeshme nga tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8. Të njëjtin fat pati edhe Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit Mustafa Kemal që u shkatërrua plotësisht, përveç shkallëve të emergjencës që çuditërisht mbetën në këmbë të paprekura.
Godina 7-katëshe e Fakultetit u dëmtua rëndë në tërmetet e para dhe u shemb plotësisht nga tërmetet e djeshme. Mehmet Şevket Köseoğlu, shtëpia e të cilit ndodhet shumë pranë godinës së shembur, pa të gjithë skenën kur ajo u rrëzua në tokë dhe se si shkallët nuk u lëkundën aspak.
“Ndërtesat tona u dëmtuan rëndë edhe nga tërmetet e fundit, disa prej tyre madje u shkatërruan plotësisht. Edhe fakulteti u shkatërrua i tëri menjëherë, përveç shkallëve të emergjencës që nuk lëvizën. Më pas aty u ulën dhe qëndruan shumë pëllumba. Kjo na befasoi pamasë.” (A2 Televizion)