Ndërtesat e reja më të bukura në botë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 20:22 | Lifestyle

Një xhami në Dubai, një qiellgërvishtës në Singapor nga i cili “shpërthejnë” pemët dhe një qendër mbarështimi pandash në Kinë…

Këto janë disa nga ndërtesat e reja më të bukura në botë, që do të konkurrojnë për çmimin e parë, që do të jepet në muajin dhjetor.

Vetëm një fitues do të dalë nga 250 strukturat spektakolare anembanë botës, të ndara në 18 kategori.

Çmimi i parë do të dalë nga një panel me 140 ekspertë, që do të mblidhen në Singapor, në muajin nëntor.

Vitin e kaluar, vendin e parë e mori Quay Quarter Toëer, një qendër biznesi në Australi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos