Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 16:54 | Lifestyle

Boris dhe Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilit ia kanë vënë emrin Frank Alfred Odysseus Johnson, ose shkurt Frankie për familjarët e tij.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndau foto të të porsalindurit.

Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.

Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15," shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.

Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij em avokaten Marina Ëheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre.

Zonja dhe Zoti Johnson pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/09/johnson-dhe-carrie-behen-serish-prinder-vjen-ne-jete-vajza-e-tyre/?foto=3

A2 CNN Livestream

Latest Videos