Ndeshja barazohet në minutën e fundit, nis sherri masiv në fushë

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 08:48 | Futboll

Në ndeshjen e Ligës së Dytë angleze mes Leyton Orient dhe Northampton ka shpërthyer një sherr masiv që përfshiu pothuajse të gjithë lojtarët e të dyja ekipeve.

Pasi Leyton barazoi në minutën e fundit, dy futbollistë nisën të kapeshin me njëri-tjetrin, por, në vend që të ndaheshin nga shokët e skuadrave respektive, nisi një sherr ku u bënë të gjithë protagonistë.

Pasi zënkat u shuan, arbitri vendosi të ndëshkojë me karton të kuq nga një futbollist për secilin ekip. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos