Ndeshja më fetare e mundshme. Atletiko Krishti fiton ndaj CD Virgjëreshës… me gol të Peshkopit

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 12:09 | Futboll
Ndeshja më fetare e mundshme. Atletiko Krishti fiton ndaj CD

Në Spanjë është luajtur ajo që mund të quhet si ndeshja më fetare e mundshme.

Ekipi pritës ishte CD La Virgen (Virgjëresha), ndërsa ekipi mik ishte Cristo Atletico (Atletiko Krishti).

Sikur të mos mjaftonte kaq, një nga golashënuesit e ndeshjes e kishte mbiemrin Obispo, që në shqip përkthehet Peshkopi.

Pas kësaj fitoreje, Atletiko Krishti ngjitet në vendin e shtatë, larg “qiellit” të renditjes. Ndërkohë, Virgjëresha zbret në vendin e 13, ende e parrezikuar nga “Ferri” i rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos