“Ndëshkimi më ekstrem për fajtorin“, kryeministri Edi Rama reagon pas tragjedisë në plazhin e Himarës

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 18:53 | Politikë
“Ndëshkimi më ekstrem për fajtorin“, kryeministri Edi

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, reagoi për tragjedinë e sotme në plazhin e Himarës, ku humbi jetën një vajzë 5-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.

https://a2news.com/2022/08/02/tragjedia-ne-himare-meta-vrasje-e-paralajmeruar-rezultat-i-arrogances-se-kryeministrit/

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse“, shkruan Rama në rrjetin social.

https://a2news.com/2022/08/02/skafi-aksidenton-femijen-ne-himare-nderron-jete-5-vjecarja/

"Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë", shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/02/tragjedia-ne-plazhin-e-himares-berisha-per-ligjin-nuk-pyet-njeri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos