
Gjeneral brigade, Arben Kingji, është propozuar për Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vend të Bajram Begajt, i cili tashmë është president i Republikës.
Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Bega, pritet të dekretojë Gjeneral brigade Arben Kingjin në këtë detyrë.
Gjeneral brigade Arben Kingji mbante, deri tani, detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. (A2 Televizion)