Ndihma drejt Greqisë për shuarjen e flakëve, Rama: Efektivët tanë, maksimalisht të angazhuar

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 19:56 | Ballkani
Ndihma drejt Greqisë për shuarjen e flakëve, Rama: Efektivët

Shqipëria ka dërguar në drejtim të Greqisë fqinje 49 forca zjarrfikëse dhe 9 automjete për t’i ardhur në ndihmë në shuarjen e flakëve.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook shprehet se efektivët tanë janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonat e prekura.

Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë.

Edi Rama, Facebook

Kujtojmë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e falenderoi vendin tonë një ditë më parë për ndihmën e dërguar në shuarjen e flakëve.

Kujtojmë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e falenderoi vendin tonë një ditë më parë për ndihmën e dërguar në shuarjen e flakëve.

Nga dita e sotme 49 trupa të shërbimit zjarrfikës të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe zjarrfikës të Korçës, Maliqit, Gjirokastrës dhe Dropullit janë bërë pjesë e Shërbimeve Zjarrfikëse në Greqi, për shuarjen e zjarreve.

49 trupat e shërbimit zjarrfikës të vendit tonë së bashku me 9 mjetet zjarrfikëse janë përfshirë në operacionin në zonën Aleksandropoli, aty ku ka dhe shërbime të tjera të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/24/greqia-ne-flake-zjarrfikesit-shqiptare-ne-oepracion-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-aleksandropoli/
https://a2news.com/2023/08/23/lufta-me-zjarret-mitsotakis-falenderon-shqiperine-per-ndihmen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos