Ndizen motorët, Botërori nis nga pista e Jerez

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 14:01 | Sporte të tjera
Ndizen motorët, Botërori nis nga pista e Jerez

Pritja e gjatë ka marrë fund edhe për Moto Gran Prix. Pilotët kanë ndezur motorët këtë fundjavë dhe janë gati të nisin Botërorin që u pezullua për disa muaj për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Sezoni fillon këtë të diel, nga Jerez-i, pista spanjolle e cila do të presë dy gara të njëpasnjëshme, më 19 dhe 26 korrik. Më pas, kalendari vazhdon me garat dyshe çdo muaj. Në Austri në muajin gusht, në Mizano të Italisë në shtator dhe në dy pistat spanjolle Aragon dhe Valencia në muajin nëntor, ndërsa vendi iberik do të jetë epiqendra e garave të këtij sezoni.

Mbetet ende për t’u përcaktuar në do të zhvillohen Çmimet e Mëdha jashtë Evropës, ajo e Argjentinës, Tailandës e ajo e Malajzisë. Mark Markez është piloti për t’u mundur, 6 herë kampioni i Botës. Nuk mbeten pas as talente të tjera si Kuartararo, Doviciozo, Rins, Vinjales, Aleks Markez apo i përjetshmi, Valentino Rosi, i cili nuk heq dorë dhe kërkon të tregojë edhe për të paktën një sezon vlerat, skuadrën e Yamaha-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos