
Mike Tyson po përgatitet për rikthimin e madh në ring, por përpara se ta bëjë këtë, ish-boksieri do të sfidojë një peshkaqen të madh të bardhë.
54-vjeçari do të sfidojë peshkaqenin për një spektakël televiziv të quajtur “Shark Week”, në Discovery Channel. Në këtë program ka qenë i ftuar edhe kampioni olimpik i notit, Michael Phelps, i cili bëri garë me një peshkaqen.
Ende nuk dihet se në çfarë do të konsistojë sfida e Tyson ndaj një prej grabitqarëve më të rrezikshëm në planet.
“Majku i hekurt”, i cili ndeshjen e fundit në boksin profesionist e ka realizuar në vitin 2005, po stërvitet intensivisht për kthimin në ring. Kundërshtari i tij i mundshëm është Evander Holyfield, por nuk përjashtohen edhe emra të tjerë që kanë qenë kundërshtarë të tij në të shkuarën. (A2 Televizion)