Ndjekja si nëpër filma, makina e policisë përplaset pas hekurave

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 21:49 | Bota

Kamerat e sigurisë sjellin imazhet e frikshme gjatë një operacioni të policisë teksa ndjek me shpejtësi ekstreme një furgon të bardhë në rrugët e Britanisë së Madhe.

Në pamje shihet drejtuesi i furgonit që nuk i bindet urdhrit të policisë të ndalet dhe e përplas mjetin e tyre pas barrierave mbrojtëse të autostradës.

Më pas, ndjekjes iu bashkuan dhe 4 makina të tjera të policisë, të cilat pas shumë kilometrash arritën të ndalnin të dyshuarin pas shumë kilometrash.

Gjithçka nisi pas një telefonate në polici për vjedhjen e automjetit. Fatmirësisht e gjithë ngjarja përfundoi pa të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos