Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë nga Covid-19

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 12:08 | Bota
Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë nga Covid-19

Niveli i lartë i ndotjes mund të shtojë rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sugjerojnë dy studime të zhvilluara së fundmi.

Dr. Maria Neira, nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë thotë se vendet me nivel të lartë ndotje, shumë nga të cilat në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet të intensifikojnë përgatitjet për t’i bërë ballë emergjencës së mundshme.

Sipas studimeve, atje ku ajri është më i ndotur, pandemia ka rezultuar më agresive. Ekspertët theksojnë se eshte ende herët që të provohet lidhja e drejtëpërdrejtë mes dy gjërave, por studiuesit e Universitetit të Harvardit në SHBA pretendojnë se vdekshmëria është rritur me 15 për qind në zonat që kanë pasur shtim të smogut në vitet e para pandemisë.

Grimcat PM 2.5 që cilësohen si përgjegjëset kryesore, janë lidhur më herët edhe me problemet shëndetesore, si infeksion të rrugëve të frymëmarrjes apo kancerin në mushkëri.

Studimi tjetër është kryer nga universiteti i Sienës në Itali dhe ai i Arhus në Danimarkë. Në to pretendohet se në rajonin e Lombardisë vdekshmëria nga Covid-19 është 12 përqind, ndërsa në pjesën tjetër të Italisë vetëm 4 për qind.

Për këtë, sipas shkencëtarëve ka kontribuar niveli më i lartë i ndotjes në veri të Italisë, e megjithatë duhet marrë në konsideratë edhe mosha e popullisë e gjithashtu politikat parandaluese të rajoneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos