Koronavirusi anulon edicionin e vitit 2020 të Oktoberfest

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 09:55 | Bota
Koronavirusi anulon edicionin e vitit 2020 të Oktoberfest

Pandemia e koronavirusit ka anuluar qindra aktivitete kulturore, sportive dhe artistike në të gjithë botën dhe tashmë i erdhi radha dhe festës tradicionale të birrës në Gjermani, e njohur ndryshe si Oktoberfest.

“Jemi të vendosur që të mos e organizojmë Oktoberfest për këtë vit”, deklaroi presidenti i Bavarisë, Markus Soeder. “Është një lajm i keq, por ky nuk është një vit normal”, shpjegon ai.

“Në kohën e pandemisë së koronavirusit nuk do të ishte e përgjegjshme të mbajmë një festë popullore të tillë”, deklaroi Soeder. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos