Demokrati Biden sulmon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Nuk ka më justifikime

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 10:14 | Bota
Demokrati Biden sulmon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Nuk ka më

Kandidati në radhët e demokratëve për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka lëshuar një sulm ndaj presidentin Donald Trump për mënyrën se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump dështoi të reagonte me shpejtësi kundër pandemisë dhe kjo gjë po i kushton shumë Amerikës”, deklaroi ish zv/presidenti Joe Biden.

“Ka mbaruar koha e justifikimeve. Është e qartë që presidenti nuk ka asnjë interes për të zgjidhur problemin dhe për të shpëtuar jetët e qindra njerëzve”, shton Biden.

Shtetet e Bashkuara tashmë renditen në krye të vendeve të goditura më rëndë nga koronavirusi duke numëruar rreth 800 mijë persona të infektuar dhe 42 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos