Ndotja rrit rrezikun nga covid-19. Fauci: Kthimi në normalitet, në fund të vitit 2021

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 16:34 | Bota
Ndotja rrit rrezikun nga covid-19. Fauci: Kthimi në normalitet, në

Ndërsa zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë shtetet perëndimore amerikane, mjekët paralajmërojnë se cilësia e keqe e ajrit si pasojë e tymit mund ti bëjë njerëzit më të cenueshëm ndaj koronavirusit. Mjekët citojnë studime të ndryshme në SHBA, Kinë dhe Itali që tregojnë një lidhje mes nivelit të lartë të ndotjes në ajër dhe përhapjes më të madhe dhe rasteve më të rënda me koronavirus. “Tymi nga zjarret mund të irritojë mushkëritë dhe të shkaktojë inflamacion që mund të prekë sistemin imunitar”, thotë Rekha Murthy, ekspert i sëmundjeve infektive.

Më shumë se 6,4 milionë njerëz janë prekur nga Covid-19 në SHBA, dhe rreth 193 mijë kanë humbur jetën sipas Universitetit John Hopkins. Sipas ekspertëve, 150 mijë prej vdekjeve mund të ishin shmangur nëse amerikanët do t’i kishin vënë maskat në fazat më të herëshme të pandemisë. Insitituti i Statistikave në Universitetin e Uashingtonit parashikon se deri në 1 janar, bilanci i viktimave mund ta ketë kaluar pragun e 400 mijë personave.

Por pavarësisht parashikimeve të zymta, presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se vendi ka shënuar progres në luftën kundër virusit, dhe se vaksina do të jetë gati shumë shpejt. Por eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, nuk ndan të njëjtin mendim. Pozitiviteti në disa rajone dhe vende po rritet sipas tij, dhe njerëzit po kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura për shkak të motit më të freskët. Ndërsa parashikon një vjeshtë dhe dimër të vështirë, Fauci thotë se nuk mund të ketë kthim ne normalitetin e para-pandemisë deri në fund të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos